News: Mire se erdhet ne Albania-Fun
Welcome, Guest. Please login or register.

 Albania - FunShkenca dhe jetaNjeriu dhe shendetiSemundja e Alzheimer
Pages: [1]
Print
Author Topic: Semundja e Alzheimer  (Read 410 times)
Alb
Administrator
Full Member
*****
Posts: 162



View Profile
« on: July 02, 2012, 01:50:19 PM »

Harresa e disa gjėrave mund tė jetė diēka normale pėr ēdo njeri nė moshė tė thyer. Por, si mund ta dallojmė kėtė shqetėsim nga sėmundja e Alzheimerit e cila pėrbėn njė problem serioz?





Njė nė 8 persona tė moshės mbi 65 vjeēare preken nga njė shqetėsim i tillė. Sėmundja e Alzheimerit nuk mund tė dallohet nė hapat e saj tė parė nga ana e familjes dhe e miqve.

Bazuar nė njė lajm tė faqes “WebMD”, bėhet e ditur se fazat e para tė shfaqjes sė Alzheimerit janė fazat mė kritike tė sėmundjes. Ja disa nga shenjat e sėmundjes sė Alzheimerit nga i cili mund tė jetė prekur nėna, babai apo bashkėshortja juaj edhe nėse ata nuk e kuptojnė:

Kujtesa dhe tė folurit: ndėrkohė qė para shumė kohėsh kujtesa e ngjarjeve tė kaluara nuk pėrbėnte ndonjė problem tani  mund tė harrohen shumė shpejt ngjarjet e pėrjetuara pak kohė mė parė. Njė  i  afėrmi juaj mund tė ketė harruar  fjalėt tuaja. Mund t’ju pyesė pėrsėri pėr pyetjet tė cilave u keni dhėnė pėrgjigje mė parė. Sėmundja prish tė folurin prandaj tė sėmurėt e kanė tė vėshtirė tė kujtojnė fjalėt mė tė pėrdorura.

Sjelljet: krahas humbjes sė kujtesės, Alzheimeri shoqėrohet edhe me ndryshime nė sjellje dhe turbullim tė mendjes. P.sh i sėmuri mund tė humbasė nė njė vend tė njohur nga ai. I sėmuri i cili vishej gjithnjė bukur mund tė fillojė tė shėtisė me rroba tė njollosura dhe flokė tė pakrehur.

Mos i nėnvlerėsoni shenjat:
mund ta keni shumė tė vėshtirė tė pranoni faktin se njė njeri i juaji i dashur ėshtė prekur nga sėmundja e Alzheimerit por pėrpiquni ta vizitoni tek mjeku pa humbur shumė kohė. Megjithėse diagnostikimi i kėsaj sėmundjeje ėshtė i vėshtirė kurimi i saj ėshtė mė efektiv nė fazat e para tė sėmundjes.

Diagnostikimi i Alzheimerit:
nuk ekziston njė test  i  thjeshtė pėr Alzheimerin prandaj doktorėt i analizojnė ndryshimet e tė sėmurit duke pare shpjegimin tuaj. Ndonjėherė njė minitest zgjuarsie apo teste tjera vizive mund tė ndihmojnė nė vlerėsimin e kujtesės afatshkurtėr dhe funksioneve mendore tė tė sėmurit. Testet neurologjike dhe analizat e trurit na ndihmojnė tė marrim informacion mė tė hollėsishėm rreth trurit.  

Alzheimeri dhe truri: sėmundja i hap rrugė vdekjes sė qelizave nervore dhe indeve nė ēdo pjesė tė trurit. Me pėrparimin e sėmundjes zvogėlohen indet e trurit dhe zgjerohen barkushet. Kujtesa e paralizuar me qelizat e dėmtuara tė trurit ndėrpret komunikimin me tė folurin dhe kuptimin.  

Pėrparimi i Alzheimerit: sėmundja ndjek njė rrugė tė ndryshme tek ēdo i sėmurė. Ndėrkohė qė tek disa njerėz pėrkeqėsohen shumė shpejt shenja si humbja e kujtesės dhe turbullimi mendor tek disa tė sėmurė tė tjerė zhvillimi i sėmundjes mund tė zgjasė deri nė 20 vjet. Pas diagnostikimit tė sėmundjes tė sėmurėt mund tė jetojnė mesatarisht 3-9 vjet.

Si ndikon Alzheimeri nė jetėn e pėrditshme?  Tė sėmurėt nuk mund tė kryejnė veprime tė pėrditshme si pagesa e faturave apo tė gatuajnė diēka pėr shkak tė dėmtimit tė pėrqendrimit. Kur sėmundja pėrkeqėsohet edhe mė shumė  tė sėmurėt nuk mbajnė mend njerėzit dhe vendet e njohura mė pare nga ana e tyre. Me avancimin e sėmundjes shfaqen probleme tė ekuilibrit , tė folurit dhe urinimit tė pakontrolluar.

Alzheimeri dhe ushtrimet: ushtrimet ndihmojnė nė forcimin e muskujve tė tė sėmurėve dhe nė pėrballimin e  problemeve tė pėrqendrimit. Krahas kėsaj ushtrimet ndikojnė pozitivisht nė gjendjen emocionale dhe pakėsojnė mėrzinė.






P.S Per me shume informacione kontaktoni administratorin e forumit Alb ( Doktor ne Qendren e Alzheimer Itali), i cili eshte ekspert ne  njohjen e Alzheimer dhe mund tju ndihmoje ne shume raste ( falas).
 

« Last Edit: July 07, 2012, 09:29:06 AM by Alb » Logged
Pages: [1]
Print
Jump to: