News: Mire se erdhet ne Albania-Fun
Welcome, Guest. Please login or register.

 Albania - FunShkenca dhe jetaNjeriu dhe shendetiFjalori Shpjegues Anglisht-Shqip i Sistemit Shendetesor
Pages: 1 [2]
Print
Author Topic: Fjalori Shpjegues Anglisht-Shqip i Sistemit Shendetesor  (Read 4944 times)
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« Reply #15 on: January 07, 2012, 11:52:20 AM »

R
 
Random sample (Kampjon qe merret rastesisht, kuturu)
 Nje kampion qe merret duke i zgjedhur individet ne menyre te tille qe cdo individ te kete te njejtin probabilitet selektimi.
 Range (Shtrirje, diapazon)
 Ne statistike eshte diferenca midis vlerave me te medha dhe me te vogla ne nje shperndarje. Ne perdorimin e zakonshem eshte diapazoni midis vlerave me te vogla dhe atyre me te medha.
 Rate (Shkalle)
 Nje shprehje e frekuences me te cilen nje ngjarje ndodh ne nje popullsi te caktuar.
 
Ratio (Raport)
 Vlera qe merret duke pjestuar nje sasi me nje tjeter.
 Rationing (Racionim)
 Kufizimi i ofertes se sherbimeve sipas kritereve te fshehta apo te hapura, ku kerkesa kalon oferten. Racionimi nenkupton mungesen e mekanizmave te tregut plotesisht funksionues per te lidhur kerkesen dhe oferten.
 Reliability (Besueshmeri)
 Flitet kur nese nje studim do te perseritej ai do te arrinte te njejtat rezultate.
 Real Gross Domestic Product-real GDP (Prodhimi i brendshem bruto real (Xhi-di-pi-ja reale). Shih gjithashtu “GDP”
 GDP-ja e cila shprehet ne ekuvalencen fuqiblerese dhe te adaptuar sipas fuqise blerese vendase te valutes kombetare e krahasuar me dollarin amerikan.
 Shprehja e GDP-se si GDP reale ka avantazhe madhore. Ajo reflekton pagat dhe cmimet ne vend dhe shmang ndryshimet te cilat i detyrohen vetem shkalles se shkembimit (zyrtar) te valutes vendase ndaj dollarit amerikan. Ne vendet me cmime te ulta GDP-ja reale eshte me e larte sesa GDP-ja, ndersa ne vendet me cmime te larta eshte e kunderta.
 Reanimation: Kujdes intensiv. Kujdesi shendetesor qe kerkon vemendje shume te madhe dhe kujdes e mbajtje nen kontroll te vazhdueshem.
Recurrent expenditure (Shpenzime te perseritshme, rrjedhese).
Ne dallim me shpenzimet kapitale “Capital expenditure”
Jane shpenzimet jo kapitale
 Red ribon (Shiriti i kuq apo fjongoja e kuqe)
 Ne pranvere te vitit 1991 grupi i artisteve Viusual Day ne New York hodhi idene per nje simbol mbareboteror ne luften kunder AIDS-it, nje simbol per solidaritet dhe tolerance ndaj njerezve me HIV dhe me AIDS, shpesh te izoluar nga shoqeria. Duke u mbeshtetur edhe ne shiritin e verdhe qe qarkullonte shume ne ate kohe ne Ameriken ne kujtim te ushtareve qe po luftonin ne Luften e Golfit,.lindi edhe fjongoja e kuqe. Kjo fjongo simbolizon solidaritetin mbareboteror me HIV pozitivet dhe te semuret me AIDS dhe bashkon njerezit ne luften e perbashket kunder kesaj semundjeje.
 Reemerging infectious diseases (Semundje infektive qe po rishfaqen)
 Jane ato semundje qe dikur konsideroheshin nen kontroll dhe qe ne zona relativisht te medha te rruzullit tokesor nuk perbenin me ndonje problem per shendetin publik, por qe tani per disa arsye jane rikthyer me force, si per shembull tuberkulozi, malaria apo disa semundje te transmetuara me rruge seksuale.
 Reference price (cmimi i references)
cmimi maksimum per nje grup produktesh te njejte ose te ngjashem (kryesisht medikamente) qe nje pale e trete paguese eshte e gatshme ti rimbursoje.
 Referral hospital (Spitale te rekomandimit)
 Nenkupton ato spitale ku mjeku i pergjithshem apo mjeku i familjes dergon nje pacient te tij per shkak se ky i fundit ka nevoje per nje sherbim me te specializuar
Reform (Reforme)
Nje proces i qellimshem, dinamik qe perfshin ndryshime politike sistematike, strukturore dhe te procesit dhe qe synon ne arritjen e qellimeve te deshirueshme.
 Regional Committee for Europe of WHO (Komiteti Rajonal per Evropen i
OBSH-se)
 Eshte forumi me i larte i Zyres Rajonale te OBSH-se Perfaqesuesit e cdo Shteti Anetar te Rajonit Evropian perbejne Komitetin Rajonal per Evropen. Ai mblidhet nje here ne vit ne shtator per 5 dite. Ne keto takime shtetet anetare formulojne politika rajonale, rekomandojne dhe mbikqyrin aktivitetet e OBSH-se per Evropen dhe miratojne buxhetin. Vendimet e tyre marrin formen e rezolutave qe jane baza per punen e metejshme ne Rajonin Evropian
 Regional Health Authority of Tirana (Autoriteti Shendetesor Rajonal i Tiranes-ASHR)
 Nje organizem i ri qe ka filluar pune ne vitin 2001 me synim permiresimin e ofrimit te kujdesit shendetesor paresor ne rrethin e Tiranes permes nje menyre te re te menaxhimit, planifikimit dhe financimit
Regional hospital (Spital rajonal)
 Spital qe pervec popullsise se rrethit ku eshte vendosur i sherben edhe qarqeve. Duke mbajtur parasysh ndarjen administraitve te Shqiperise sot mund te ishte edhe spitali qarku. Pervec specialiteteve qe ka nje spital rrethi aty ka edhe sherbime te tjera me te specializuara si okulitstike, otorinolaringologji, kardiologji etj. Numri i shtreterve shkon nga 200-400.
 Registered drug (Bar i regjistruar)
Bar qe ka kaluar proceduren e regjistrimit dhe pas dhenies se certifikates se regjistrimit qarkullon ne tregun farmaceutik shqiptar.
Regressive tax (Taksa regresive). Ne dallim me “Progressive tax”
Nje takse ne te cilen i varferi paguan nje porcion me te madh te te ardhures sesa i pasuri.
 Regulation (Regullim)
 Nderhyrje nga qeveria me ane te rregullave, ne tregjet apo sistemet e kujdesit shendetesor. Regullimi perfshin nje numer te gjere mekanizmash, nga aktet ligjore tek kerkesat e imponuara administrativisht per raportim dhe prej stimujve pozitive si subvencionimet deri tek stimujt negative si sanksionet legale.
 Perkufizim plotesues: Konsiderohet si nje marreveshje e standarteve te ndryshem dhe zbatimi i tyre
 Reimbursement (Rimbursim). Shih “Retrospective payment”
Relative risk (Risku relativ)
 Krahasimi i riskut midis dy grupeve per nje problem shendetesor si semundja apo vdekja.
 Relevance: Shkalla se sa objektivat e nje programi ose projekti mbeten te vlefshme dhe perkatese nese krahasohen me ate cka ishte planifikuar.
 Remuneration (Shperblim)
Nje kompensim per specialistet e shendetit per kohen dhe perpjekjet e tyre ne sigurimin e kujdesit shendetesor.
 Representative sample (Kampion perfaqesues)
 Nje kampion karakteristikat e te cilit i korespondojne atyre te popullates origjinale apo asaj te referimit.
 Reproductive health (Shendet riprodhues)
 Shendeti riprodhues eshte nje gjendje e mireqenjes se plote fizike mendore dhe sociale dhe jo vetem mungesa e semundjes apo te qenit i pamundur ne ceshtje qe lidhen me sistemin riprodhues, funksionet dhe procesin e tij. Shendeti riprodhues trajton proceset, funksionet dhe sistemin e riprodhimit ne te gjitha stadet e jetes. Ai nenkupton qe njerezit jane te afte te kene nje jete te pergjegjshme, te kenaqshme dhe te sigurte seksuale dhe se ata kane aftesine per te riprodhuar dhe lirine per te vendosur se kur dhe se sa shpesh ata e bejne nje gje te tille.
 Reservoir (Rezervuar)
 Habitati ne te cilin nje agjent infektiv jeton, rritet dhe shumohet.normalisht. Ai perfshin rezervuarin njerezor, ate shtazor dhe ate mjedisor.
 Resistance (Rezistence)
 Aftesia e nje agjenti infektiv per te mposhtur efektin e nje medikamenti ndaj tij. Per shembull perdorimi per nje kohe te gjate i medikamentit kunder HIV-it AZT mund te shkaktoje rezistence dhe medikamenti te mos veproje me ndjaj tij me te njejten force apo te mos veproje fare.
 Resources (Burime)
Input-et baze per prodhimin e dickaje si koha dhe aftesite e individeve (burimet njerezore), lenda e pare si toka dhe burimet natyrore (ajri,uji,mineralet etj),transformimi dhe grumbullimi i tyre ne kapital (pajisje,aparatura) dhe njohurite mbi procesin e prodhimit (teknologjite).
 Resource costs (Kostot e burimeve). Shih “Costs”
 Retail sale (Shitje me pakice)
 Perdoret kryesisht ne shitjen e medikamenteve dhe i referohet per shembull shitjes se nje medikamenti ne farmaci
 Retrospective payment (Pagesa retrospektive). Ne dallim me “Prospective payments. Shih gjithashtu “Fee for service” dhe “Contracts”
Nje skeme pagese, niveli i se ciles percaktohet vetem pasi sherbimet jane ofruar.
 I quajtur gjithashtu rimbursim. Forma te tij jane tarifat per sherbim, kosto/tarife per rast dhe pagesat per dite.
 Perkufizim plotesues: Shperblim i ofruesve mbi bazen e aktiviteteve ose kostos.
 Retrospective study (Studim retrospektiv)
 Nje studim ne te cilin kerkuesit zgjedhin nje grup pacientesh qe tashme eshte trajtuar dhe analizojne te dhenat nga ngjarjet te cilat keta paciente kane kaluar. Keto studime jane subjekt i njeanshmerise, sepse studiuesit mund te zgjedhin grupin e pacienteve me rezultate tashme te njohura.
 Risk aversion (Mospelqyerje e riskut)
Shkalla deri ku nje individ eshte gati te paguaje per te reduktuar variacionin e humbjeve ose te te ardhurave si pasoje e ngjarjeve rastesore.
 Risk pooling (Grumbullim i perbashket i riskut)
 Formimi i nje grupi ne menyre qe risqet individuale mund te ndahen midis shume njerezve.
 Perkufizim plotesues: Aktore ku cilido prej te cileve mund te perballet me humbje te medha, bien ne ujdi per te kontribuar me nje premium te vogel ne nje shporte te perbashket per ta perdorur per te kompensuar cdo njerin prej tyre nese ai peson humbje. Kontributet duhet te mbulojne humbjet plus shpenzimet administrative.
 Risk selection (Perzgjedhje e riskut). Shih gjithashtu “Cream skimming”
Rekrutimi i personave me te shendetshem sesa mesatarja ne nje grup te siguruarish.
 Kompanite e sigurimit shpesh kane rregulla dhe kontrollojne bilancet per ti penguar ato qe te bejne perzgjedhje te risqeve.
 Risk (Risk, rrezik)
 Probabiliteti qe te shfaqet nje problem shendetesor, pra qe nje individ te semuret ose te vdese brenda nje periudhe kohe te caktuar ose moshe te caktuar.
 Risk factor (Faktor risku)
 Nje aspekt i sjelljes personale ose i stilit te jetes, ekspozimit ose nje karakteristike individuale qe mund te jete e trasheguar, i cili dihet qe lidhet me demtiminin e shendetit dhe qe konsiderohet i rendesishem ne parandalimin e problemeve shendetesore dhe qe mund te modifikohen nga zbatimi i nje programi shendetesor.
 Risk ratio (Raporti i risku)
 Krahasimi i riskut midis dy grupeve per nje ngjarje shendetesore si semundja apo vdekja.
Rotary international
OJQ e themeluar me qellimin per te zbatuar idealet e sherbimit per biznesin dhe jeten profesionale. Krijuar ne 1905 ne Chicago. Tani perfshin klube ne shume vende te botes. Bashkepunon me OBSH-ne luften kunder polios. eshte aktiv edhe ne Shqiperi nga 11 maji i vitit 1992.
Logged
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« Reply #16 on: January 07, 2012, 11:52:43 AM »

S
 
Salary (Rroge). Shih gjithashtu “Payment”
 Shperblim (prospektiv, i bere qe me pare), i cili eshte fiks per nje periudhe te caktuar kohe dhe nuk ndryshon , pavaresisht nga numri i personave te cileve i sherbehet apo nga numri i sherbimeve te kryera. Pra nje lloj rroge baze.
Ky sistem lidhet kryesisht me punesimin direkt nga nje organizate.
 Perkufizim plotesues: Nje mekanizem pagese kur nje specialist i shendetesise merr nje shume te percaktuar parashe per te permbushur pergjegjesi te caktuara per nje organizate,
Seasonality (Sezonabilitet)
 Ndryshim ne gjendjen fiziologjike ose ne shfaqjen e semundjes sipas stineve
 Secondary health care (Kujdes shendetesor dytesor)
 Shih gjithashtu “Primary health care” “Tertiary health care”
Sherbim i specializuar ambulator dhe kujdes spitalor i zakonshem (sherbime me paciente ambulatore dhe te shtruar).
 Shpesh futja ne te eshte permes rekomandimit nga sherbimet e kujdesit shendetesor paresor.
 Nuk perfshin sherbimet teknike mjekesore shume te specializuara per paciente te shtruar
 (i cili eshte kujdesi shendetesor tretesor)
 Perkufizim plotesues:.Kujdes qe ofrohet nga specialistet mjekesore, zakonisht ne spitale, por gjithashtu edhe ne disa sherbime te specializuara qe i ofrohen komunitetit.
 Secular trend (Tendence sekulare)
 Ndyshime per nje periudhe te gjate kohe, pergjithesisht per vite apo dekada
 Semashko system (Sistemi Semashko)
 Nje model uniform i organizimit te sherbimeve shendetesore ne vendet e Evropes Lindore pas Luftes se Dyte Boterore, qe u hoq ne fillimet e viteve 90. Financimi i sherbimeve shendetesore behej teresisht permes buxhetit shteteror, me institucione te kujdesit shendetesor prone publike. Per planifikimin, alokimin e burimeve dhe menaxhimin e shpenzimeve kapitale ishin pergjegjes nivele te ndryshme te administrates shteterore si ai qendror, rajonal dhe lokal.
 Sistemi ka nje strukture vertikale, me pergjegjesi te percaktuara ne menyre te sakte.
 Sensitivity (Sensitivitet)
 Aftesia e nje sistemi per te zbuluar epidemi ose ndryshime te tjera ne shfaqjen e semundjes. Po ashtu edhe proporcioni i personave me semundje te cilet identifikohen ne menyre korrektepermes nje testi kontrolli ose sipas perkufizimit te rastit se kane kete semundje.
 Seropositive (Seropozitiv)
Thuhet per gjakun i cili shfaq shenja te pranise se kundertrupave. Nomarlisht perdoret per personat e infektuar, por qe nuk kane shenja te semundjes
 Sewage (Ujra te zeza)
 Shkarkime te lengeta nga bashkesi njerezore, qe rrjedhin ne gypa.
Sex-specific mortality rate (Shkalla e vdekshmerise sipas seksit)
 Nje shkalle vdekshmerie per femrat apo meshkujt.
 Sexually transmitted diseases-STDs (Semundje te transmetuara seksualisht)
 Keto semundje perfshijne herpesin, sifilisin, gonorene, klamidjen, HIV/AIDS dhe te tjera. Ato e bejne me te lehte perhapjen e HIV nga nje person tek tjetri nga demtimi qe shkaktojne ne organet seksuale.. Aktualisht perdoret termi infeksione te transmetuara seksualisht.(STI)
 Sexual health (Shendeti seksual)
 Integrimi i aspekteve somatike, emocionale,intelektuale dhe sociale te nje qenie seksuale ne menyre te tille qe pasuron dhe rrit pozitivisht personalitetin, komunikimin dhe dashurine.
Sexually transmited infections, shkurt STI (Infeksione seksualisht te transmetueshme)
 Jane ato infeksione qe perhapen permes kontaktit seksual
 Sickness fund (Fond per semundjen, sigurim shendetesor)
 Pagues si pale e trete ne sistemin e sigurimit shendetesor social,qe mbulon te gjithe komunitetin ose nje pjese te tij.
 Fondet e semundjes zakonisht jane organizma gati publike. Ne France dhe Belgjike ato quhen “mutualities”. Sinonime te tjera jane “sick funds”(fond kur je i semure) dhe“health insurance funds”(fonde te sigurise shendetesore). Ne sistemin e Llogarise Shendetesore te OECD-se, fondet e semundjes futen ne kategorine e “fondeve te sigurimit social” nese ato imponohen ose kontrollohen nga qeveria.
 
SIDA
Shkurtimi ne frengjisht per AIDS-in
 Sin tax (Takse mekati)
 Takse per mallra (lluksi) qe kane efekt te demshem mbi shendetin si alkoli, duhani etj.
 Skewed (I anuar ,i shtremberuar)
 Nje shperndarje, e cila eshte asimetrike.
 Social capital (Kapitali social)
Kapitali social perfaqeson shkallen e kohezionit social i cili ekziston ne komunitete. Ai i referohet proceseve midis njerezve te cilet ndertojne rrjete, norma dhe besim social dhe lehtesojne koordinimin dhe bashkepunimin per perfitim reciprok.
 Social care (Kujdes social)
Sherbime qe kane te bejne me kujdesin per pacientet e shtruar afatgjate plus sherbimet e komunitetit, si qendrat e kujdesit ditor dhe sherbimet sociale per te semuret kronike, te moshuarit dhe grupe te tjera me nevoja te vecanta si te semuret mendore dhe invalidet fizike.
 Kufiri midis kujdesit social dhe kujdesit shendetesor ndryshon nga nje vend ne tjetrin, vecanerisht per sa i takon sherbimeve sociale, te cilat perfshijne nje komponent te rendesishem, por jo dominant te kujdesit shendetesor sic eshte per shembull kujdesi shendetesor afatgjate per te moshuar qe nuk bejne dot nje jete te pavarur.
 Social health insurance (Sigurimi shendetesor social). Shih gjithashtu “Bismarckian health system”
Sigurimi shendetesor social eshte nje program i sigurimit, i cili ploteson te pakten tre kushtet e meposhtme:
 Pjesemarrja ne program eshte e detyrueshme ose me ligj ose permes kushteve te punesimit. Progami vepron ne emer te nje grupi ose kufizohet tek nje grup njerezish ose nje punedhenes kontribuon ne program ne emer te nje te punesuari
 Individet e siguruar japin kontribute te rregullta, kryesisht mbi bazen e te ardhurave qe nuk lidhen me koston e sherbimeve qe ata perdorin..Kontributet administrohen nga nje ose me shume organizma publike gati te pavarur, zakonisht me pergjegjesi statutore (te quajtur zakonisht fonde te semundjes), te cilet veprojne si pagues/bleres te kujdesit shendetesor. Grumbullimi aktual i kontributeve mund te organizohet gjithashtu permes institucioneve qeveritare. Nese sigurimi shendetesor mandatohet nga qeveria, ai quhet gjithashtu sigurim shendetesor statutor.
 Social marginalization (Emarxhinimi social)
 Procesi me ane te te cilit grupet vulnerabel mund te pengohen nga pjesemarrja e plote ne jeten sociale, politike dhe ekonomike ne komunitet. Kjo ndodh kur mungojne politikat dhe mekanizmat e nevojshem ndersektoriale per te mundesuar pjesemarrjen e tyre te plote.
 Social safety net (Rjeti i sigurise sociale)
Nje organizim baze per te siguruar se cdo person ne shoqeri mund te marre ndihme financiare dhe materiale nga shteti, per te shmangur varferine absolute dhe per te siguruar mbijetesen.
 Social security (Siguri sociale)
Ofrimi i mbrojtes sociale ndaj nje numri risqesh, si pamundesia per te punuar si pasoje e semundjes ose paaftesise, papunesise, moshes se thyer ose mbajtjes se familjes.
 Socio-economical status (Statusi social-ekonomik)
 Nje klasifikim pershkrues i pozites se nje individi ne shoqeri duke perdorur kritere te tilla si te ardhurat, niveli arsimor, punesimi dhe vendbanimi.
 Sorros foundation (Fondacioni Sorros)
 Fusha kryesore te nderhyrjes ne shendetesi eshte edukimi shendetesor, ndihma OJQ-ve te shendetit, ndihma per njerezit me paaftesi dhe hadikapate, trajnim etj.
 Specificity (Specificitet)
 Proporcioni i personave pa semundje, te cilet aktualisht identifikohen nga nje test kontrolli ose permes percaktimit te rastit si persona qe nuk kane nje semundje te caktuar.
 Spot map (Harte vendtreguese)
 Nje harte qe tregon vendndodhjen e cdo rasti me nje semundje ose shperthim
 Specialist (Specialist)
Nje mjek i cili ka plotesuar nje trajnim pas-universitar dhe pastaj eshte licensuar si ekspert ne nje fushe specifike te mjekesise.
 Speciality (Specialitet)
Nje dege e mjeksise si ortopedia, pediatria, psikiatria (te cilat kerkojne trajnim te specializuar)
 Stakeholders (Aktore)
Grupe qe kane interes ne organizimin dhe ofrimin e kujdesit shendetesor si pacientet, paguesit, mjeket praktikues
 Standard deviation (Deviacioni standart)
 Mase e perdorur me teper per dispersionin e nje frekuence. eshte e barabarte me renjen katrore te variances.
 Standardised mortality ratio/rate –SMR (Raporti/shkalla e standartizuar e vdekshmerise)
 Numri i vdekjeve ne nje vit te dhene si perqindje e atyre te pritshme.
 (te pritshme=vdekshmeria standard e periudhes se referimit e pershtatur sipas moshes dhe seksit.). eshte nje mase e mire per te krahasuar te dhenat e vdekshmerise, qe bazohen mbi nje numer te vogel rastesh ose per krahsimin e te dhenave te vdekshmerise sipas zonave gjeografike.
Perkufizim plotesues:Raporti i numrit te vdekjeve per banoret e nje zone gjeografike mbi numrin e vdekjeve te pritshme bazuar mbi shkallen e vdekshmerise sipas moshes.
 Statistical inference (Konkludim statistikor)
 Ne statistike eshte pergjithesimi nga te dhenat prej kampioneve (mostrave), zakonisht me nje shkalle perllogaritje pasigurie.
 Statutory health insurance (Sigurim shendetesor statutor). Shih “Compulsory health insurance” dhe “Social health insurance”
Stewardship (Te perkujdesurit, kujdes ne drejtim)
Nje funksion i qeverise qe ka te beje me pergjegjesine per mireqenien e popullsise dhe me besimin e legjitimitetin me te cilin aktivitetet e saj shihen nga qytetaret. Me rendom ne e perkthejme si funksioni drejtues, drejtimi . Me konkretisht ai nenkupton funksionet kryesore te ministrise se shendetesise , strukturen e saj, politikat dhe strategjite shendetesore, veprimet ndersektoriale, informacionin shendetesor, kornizen ligjore, qeverisjen dhe zhvillimin e sistemit etj. eshte njeri prej kater funsioneve te sistemit shendetesor. Ashtu si dhe fjala “governance” edhe kjo fjale nuk perkthehet kollaj ne gjuhe te tjera.
 Strategy (Strategy)
 Nje kurs veprimi afatgjate dhe i gjere qe siguron kornizen per veprimtari dhe ngjarje individuale.
 Subscribers (Abonente). Shih “Beneficiaries”
 Subsidy (Subvencionim)
 Nje pagese e bere nga qeveria me objektivin e reduktimit te cmimit te tregut te nje produkti te caktuar ose te ruajtjes te se ardhurave te prodhuesit.
 Substitution effect (Efekti zevendesues)
Nje proporcion ndryshimi ne kerkese si pasoje e ndryshimit te cmimeve relative.
 Nje rritje e cmimit redukton kerkesen per nje mall, ndersa mund te rritet kerkesa per nje zevendesues te tij.
 Sufficient cause (Shkak i mjaftueshem)
 Nje faktor shkaktar ose nje grumbull faktoresh prania e te cileve gjithmone pasohet nga shfaqja e efektit (semundjes)
 Superior good (Mall superior). Shih “Goods”
Supplier-induced demand (Kerkese e nxitur nga ofruesi)
 Nje fenomen ku nje ofrues i sherbimit shendetesor, zakonisht nje mjek, ndikon nivelin e kerkeses se nje personi per sherbime te kujdesit shendetesor.
 Kerkesa e nxitur nga ofruesi buron nga ekzistenca e asimetrise se informacionit midis pacientit dhe ofruesit
 Etika profesionale inkurajon kerkesen e nxitur nga ofruesi ne interes te pacientit, sepse pacienti shpesh ka informacion te pamjaftueshem per te gjykuar se cfare sherbimesh do te permiresonin shendetin e tij. Ofruesit e sherbimeve shendetesore shfrytezojne avantazhin e tyre superior te informacionit per te nxitur kerkesen per interesat e tyre. Kjo eshte nje ceshtje e rendesishme ne sektorin shendetesor.
Supply (Oferte)
 Sasia e nje produkti qe vihet ne dispozicion per shitje me nje cmim te caktuar.
 Ne nje kuptim me te gjere, shpesh perdoret per imput-e pra duke perfshire te gjitha burimet shendetesore
 Surgery (Qender shendetesore)
 Qender ku ofrohet sherbimi paresor kryesisht diagnostikues dhe kurues.
 Surveillance (Survejance)
 Grumbullim i vazhdueshem i informacionit mbi zhvillimin brenda nje sektori
 Survey (Studim vezhgues)
 Procesi i grumbullimit te informacionit duke marre ne pyetje nje grup te zgjedhur.
 Normalisht perfshin shperndarjen e pyetesoreve te shkruar
 Survival curve (Kurba e mbijeteses)
 Nje kurbe qe fillon me 100% te popullsise ne studim dhe tregon perqindjen e popullsise ende mbijetuese ne vazhdimesi per aq kohe sa informacioni eshte i disponueshem
 
Susceptible (I ndjeshem, i prekshem)
 Nje individ i ndjeshem, i prekshem,i kapshem prej infeksionit nga nje shkaktar patogjen
Sustainability (Qendrueshmeri)
 Aftesia per te plotesuar nevojat e se tashmes, pa demtuar aftesine per te plotesuar nevojat e se ardhmes.
 Sustainable development (Zhvillim i qendrueshem)
eshte ai zhvillim qe ploteson nevojat e se tashmes pa rrezikuar aftesine e brezave te ardhshem per te plotesuar nevojat e tyre.
 SWOT Analysis: Perfshin analizen e aneve te forta dhe te dobta (S=Strong dhe W=Weakness) dhe nje analize te shanceve dhe te rreziqeve ( O=Opportunities-T=Threats)
Logged
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« Reply #17 on: January 07, 2012, 11:53:02 AM »

T
 
Target (Shenjester)
 Perfaqeson nje lloj objektivi qe duhet te arrihet. eshte me specifik se nje objektiv i zakonshem dhe zakonisht percakton ate qe duhet te arrihet nga pikepamja sasiore dhe kohore. Perdoret ne Shendetin per te Gjithe. Per shembull : Ne te gjitha vendet ne vitin 2015 konsumi i alkolit per fryme nuk duhet te kaloje 6 litra ne vit.
 Target income (E ardhur shenjester)
 Nje e ardhur qe presupozohet se ofruesi i sherbimit shendetesor duhet te synoje
 Perkufizim plotesues: Sasia e sherbimeve ose e tarifave qe rregullohen ne menyre te tille qe te arrijne te ardhura specifike.
 Target of Health for All (Shenjester e Shendetit per te Gjithe)
 Shenjester evropiane ose kombetare eshte nje synim drejt te cilit tentohet ne perputhje me nje politike evropiane ose kombetare te Shendetit per te Gjithe. Ajo presupozon nje vullnet politik ne zotimin per te perdorur burimet e vendit drejt arritjes se ketij synimi.
 Technical efficiency (Eficience teknike).Shih “Efficiency”
 Technology assessment in health care (Vleresimi i teknologjise ne kujdesin shendetesor).Shih “Health technology assessment”
 Tertiary health care (Kujdes shendetesor tretesor).
 Shih gjithashtu “Primary health care” dhe “Secondary health care”
I referohet sherbimeve mjekesore dhe sherbimeve qe lidhen me to, qe jane teper komplekse dhe zakonisht me kosto te larte.
 Ata paciente qe cilet rekomandohen prej kujdesit shendetesor dytesor per diagnoze dhe trajtim qe nuk mund ta beje dot ne kujdesin shendetesor paresor dhe dytesor. Kujdesi shendetesor tretesor zakonisht eshte i disponueshem ne nivel kombetar ose ne qendra nderkombetare te references.
 Third-party payer (Pagues i pales se trete)
 cdo organizate publike apo private,qe paguan ose siguron shpenzime te kujdesit shendetesor per perfituesit gjate kohes ne te cilen ata jane paciente.
 I referohet situatave kur pala e pare (pacienti) nuk paguan direkt per aktivitetet e pales se dyte (ofruesi, doktori), por permes nje pale te trete te nje siguruesi privat, fondi sigurimesh ose nje agjensie qeveritare (pagues i pales se trete)
 Total expenditure on health (Shpenzimi total per shendetin)
 Shpenzim total ose kombetar per shendetin qe bazohet ne kufijte e meposhtem identifikues dhe funksionale te kujdesit mjekesor:
 Sherbimet e kujdesit shendetesor personal+mallrat mjekesore te harxhuara per paciente ambulatore= shpenzimet totale personale per shendetin+ sherbimet parandaluese dhe shendeti publik+ administrimi shendetesor dhe sigurimi shendetesor= shpenzimet korente totale per shendetin+ investimi per institucionet shendetesore=shpenzimet totale per shendetin
 Nje tjeter formule eshte : shpenzimi total per shendetin=shpenzimi per kujdesin shendetesor privat+shpenzimet per kujdesin shendetesor publik.
 Trade off: Leshim, kompromis. Pranimi i dickaje me te keqe ne nje drejtim per hir te nje te mire ne nje drejtim tjeter
Transaction costs (Kosto te transaksioneve)
 Kosto qe lindin nga procesi i bisedimit midis bleresve (pagues te pales se trete/bleres) dhe shitesve (ofruesit e sherbimeve, mjeket etj)
 Kostot e transaksioneve perfshijne per shembull hartimin e kontratave etj. Keto reduktojne perfitimin e berjes biznes ne treg.
 Transitional economy (Ekonomi ne tranzicion)
 Term qe perdoret per te pershkruar ekonomite, te cilat administroheshin me komande, por qe tani po i japin gjithenje e me rendesi forcave te tregut.
 Sic e nenkuton vete emri ato jane ende ne procesin e reformes dhe nuk kane kaluar teresisht ne ekonomine e tregut.
 Transmission of infection (Transmetimi i infeksionit)
 cdo menyre ose mekanizem me ane te cilit nje agjent infektiv perhapet ne nje mjedis ose tek nje person tjeter.
 Trend (Tendence)
 Nje levizje ose ndryshim afatgjate me frekuence zakonisht per nga larte ose poshte
 Triage (Triazh): Nje proces i ndarjes te te semureve ose te te plagosurve bazuar ne nevojen e tyre per trajtim mjekesor. Nje spital triazhi zakonisht perdoret ne urgjence, ku stafi mjeksor vendos se kush duhet te trajtohet me pare.
Logged
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« Reply #18 on: January 07, 2012, 11:53:23 AM »

U
 
UNAIDS-Programi i perbashket i Kombeve te Bashkuara per HIV/AIDS.
eshte nje joint-venture inovative e familjes se Kombeve te Bashkuara per te harmonizuar me mire luften kunder AIDS-it UNAIDS. Bashkon perpjekjet dhe burimet e tete organizatave te Kombeve te Bashkuara., nder to UNICEF, PNUD, UNFPA, UNESCO, Banka Boterore, OBSH per te ndihmuar boten qe te parandaloje infeksionet e reja me HIV, te kujdeset per ata qe tashme jane te infektuar dhe te zbuse impaktin e epidemise. eshte krijuar ne vitin 1995. Fillon punen ne vitin 1996
 Under-the-table payments (Pagese nen tavoline, nen dore)
 Pagesa jo zyrtare, te cilat zakonisht jane te ndaluara, dhe qe behen ne menyre qe te plotesohen deshirat, kerkesat, nevojat e dikujt ne kohen e duhur, ne nje shtrirje me te madhe sesa duke ndjekur rregullat dhe rregulloret zyrtare
Quhen gjithashtu edhe pagesa ne zarf.
 U N D P - Shkurtim ne anglisht per « United Nation Development Program » (PNUD)
Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillimin. Themeluar ne 1965. Fillon veprimtarine ne vitin 1969. Ne Shqiperi qe prej 1991. Duke ndihmuar nder te tjera ne permiresimin e cilesise se jetes, kontribuon per nje shendet me te mire.
 U N E P - Shkurt ne anglisht per "United Nations Environment Programme"
(Programi i Kombeve te Bashkuara per Mjedisin.Themeluar ne 1973.
U N E S C O - Shkurtim ne anglisht per "United Nations Educational Scientific and Cultural Organization"
Organizata per Arsimin, Shkencen dhe Kulturen e OKB-se.
Themeluar ne 1946. Qendra ne Paris.
 U N F P A - Shkurt per « United Nation Fund for Population » (Fondi i Kombeve te Bashkuara per Popullaten).
Fokusohet ne shendetin riprodhues duke perfshire planifikimin familiar, strategjite mbi popullsine dhe zhvillimin, keshillimin. Themeluar ne 1967, qe prej 1972 nen PNUD-in. Zyra ne Shqiperi eshte hapur ne vitin 1996, nderkohe qe projektet kane filluar qe ne vitin 1991.
 UN I C E F - Shkurt ne anglisht per "United National International Children's Emergency Fund ” (Fondi i Emergjences i Kombeve te Bashkuara per Femijet). Themeluar ne 1946. Fillimisht per te lehtesuar pasojat e luftes. Tani merret me mireqenien e femijeve ne vendet ne zhvillim . UNICEF ka marre mandatin e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara qe te mbroje te drejtat e femijeve, te ndihmoje per permbushjen e nevojave te tyre baze dhe zgjeroje mundesine e tyre per te arritur potencialin tyre te plote. Qendra ne New York. Prania shume aktive ne Shqiperi qe ne 1992 edhe ne fushen e shendetesise.
 Universal health insurance (Sigurim shendetesor universal)
 Nje plan kombetar qe ofron sigurim shendetesor ose sherbime per te gjithe qytetaret ose te gjithe njerezit qe ndodhen ne nje vend..
 University Hospital Ceter “Mother Tereza” in Tirana Qendra Universitare Spitalore Nene Tereza” ne Tirane)
 Eshte i vetmi spital qe ofron sherbim terciar. Njekohesisht ai ofron edhe sherbim sekondar per rajonin e Tiranes. Ka 1527 shtreter.
 U S A I D - Shkurt ne anglisht per “United States Agency for International Development". (Agjensia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillimin Nderkombetar). Aktiviteti ne Shqiperi ka filluar nga fundi i 1991 dhe zyra ne Tirane eshte hapur ne janar 1992. Aktiv ne Shqiperi edhe ne fushen e shendetit. Fushat kryesore te nderhyrjes jane nxitja e tregut shendetesor privat, partneriteti midis spitaleve, shendeti i grave etj
 User charge/fee (Pagesa, tarifa te perdoruesit). Shih gjithashtu “Cost sharing”
Tarifate perdoruesit jane pagesa per mallra dhe sherbime qe perdoruesi ose pacienti duhet te paguaje.
 Tarifat qe vihen per sherbimet shendetesore ose medikamentet mund te perdoren per te frenuar koston e ofrimit te sherbimeve dhe te ndikojne kerkesen per keto produkte.Ato mund te perdoren gjithashtu me objektivin e sigurimit te te ardhurave per investime shteterore. Taksat e perdoruesit nuk reflektojne domosdoshmerisht koston. Termi zakonisht i rezervohet situatave ne mungese te sigurimeve shendetesore (ndryshe ato quhen bashkepagesa)
 User cost (Kostoja e perdoruesit)
 Shih “Costs”
Utilities
Jane sherbimet qe normalisht perfshijne elektricitetin, ujin dhe gazin.
 Utilization (Shfrytezim)
 Numri i sherbimeve shendetesore te perdorura, shpesh i shprehur per 1000 persona ne muaj ose vit.
Logged
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« Reply #19 on: January 07, 2012, 11:53:41 AM »

V
 
Vaccine (Vaksine)
 Nje suspencion i nje agjenti infektiv (per shembull virus) ose i pjeseve te tija. Suspensioni jepet (zakonisht me injeksion) ne menyre qe te jape rezistence ose imunitet ndaj agjentit infektiv. Tani jane duke u studjuar dhe zhvilluar tipe te tjera vaksinash si ato terapeutike.Vaksinat terapeutike mund te ndihmojne ne luften ndaj HIV-it
 Validity (Vlefshmeri,validitet)
 Shkalla , se sa aktualisht nje matje mat ose zbulon ate qe duhej te mase apo zbuloje.
 Value of Health for All (Vlera e Shendetit per te Gjithe)
 Shendeti si e drejte njerezore, barazia ne shendet dhe solidariteti, pjesemarrje dhe pergjegjesi.
 Variable (Variabel)
 cdo karakteristike ose atribut qe mund te matet.
 Variable cost (Kosto e ndryshueshme, variable). Shih “Cost”
 Vector (Vektor)
 Nje qenie e ndermjetme ne zinxhirin e transmetimit indirekt te nje agjenti, qe mbart agjentin nga rezervuari tek strehuesi i ndjeshem
 Vector-borne diserase (Semundje qe mbartet nga vektoret)
 Nje semundje qe transmentohet tek njerezit apo kafshet nga nje insekt si nje mushkonje ose ndonje tjeter arthopod.
Vehicle (Mjet transporti)
 Nje ndermjetes jo i gjalle ne transmetimin indirekt te nje agjenti qe e mbart agjentin nga rezervuari tek strehuesi i ndjeshem.
 Vertical equity (Ekuitet vertikal). Shih “Equity”
 Virus
 Nje mikroorganizem jashtezakonisht i vogel i perbere nga fije AND-je (Ndonjehere edhe ARN) e rrethuar nga nje membrane proteinike.Viruset jane organizmat me te vegjel infektive te njohur dhe nuk jane ne gjendje te jetojne ose te shumohen jashte qelizes strehuese. Viruset mund te shkaktojne semundje infektive (per shembull line, polion, gripin, herpesin). Ka disa viruse qe ne kushte normale nuk shkaktojne semundje tek njerezit por mund te behen kercenues per jeten ne rastin kur njeriu eshte i infektuar me HIV dhe ka AIDS.
 Virulence (Virulence)
 Shkalla e patogjenicitetit te nje mikroorganizmi qe shfaqet me gravitetin e semundjes
 Vital statistics (Statistika jetesore)
 Informacion i grumbulluar statistikisht ne lidhje me lindjet, martesat, divorcet dhe vdekjet bazuar mbi regjistrimet e ketyre ngjarjeve jetesore
 Voluntary health insurance (Sigurim shendetesor vullnetar). Ne dallim me “Compulsory/Statutory health insurance”
 Sigurim shendetesor i cili merret persiper nga individet dhe paguhet sipas deshires se individeve ( drejtpersedrejti ose permes punedhenesve)
 Sigurimi vullnetar zakonisht blihet nga nje organizate e sigurimit privat, megjithese ne disa raste ai mund te blihet gjithashtu prej organizmave publike ose gati publike. Krahas shpenzimit nga xhepi, shpenzimi per sigurimin vullnetar eshte komponenti madhor i shpenzimeve shendetesore private.
Logged
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« Reply #20 on: January 07, 2012, 11:54:02 AM »

W
 
Waiting list (Lista e pritjes)
 Numri i njerezve qe presin shtrimin ne spital
 Gjithashtu perdoret per kujdesin ambulator te specializuar.
 per disa proceduara mjekesore si per shembull zevendesimi i kembes
 Waiting period (Periudha pritese)
 Periudha qe nje i siguruar duhet te prese perpara se ai te mund te perfitoje nga sigurimet.
 Periudha e pritjes nuk duhet te ngaterohet me kohen e pritjes.
 Waiting time (Koha e pritjes)
 Koha qe kalon midis 1) kerkeses qe i behet nje mjeku te pergjithshem per nje takim dhe pritjes se pacientit ne departamentin e pacienteve ambulatore ose 2) dates kur emri i nje pacienti eshte vendosur ne listen e pacienteve te shtrueshem dhe dates se pranimit per shtrim. Koha e pritjes nuk duhet te ngaterohet me periudhen pritese.
 
Waste water (Ujra mbeturina)
 Nenkupton te gjitha ujrat mbeturina, pra eshte nje koncept me i gjere se vetem ujrat e zeza.
 Welfare economics (Ekonomi te mireqenies). Shih “Economics” dhe “Health economics”
 Willingness to pay (Gatishmeria per te paguar).
 Sa i pergatitur eshte nje person qe te paguaje per mallra apo sherbime te caktuara.
 Metoda e gatishmerise per te paguar, eshte nje metode e vleresimit e perdorur per te percaktuar sasine maksimale te parave qe nje individ eshte i gatshem te paguaje per te marre nje perfitim te caktuar (per shembull per te marre nje sherbim te kujdesit shendetesor). Kjo metode perdoret shpesh per analizen kosto-perfitm per te percaktuar ne menyre sasiore perfitimet nga pikepamja monetare.
 Whole sale (Shitje me shumice)
 Perdoret kryesisht ne shitjen e medikamenteve dhe i referohet per shembull shitjes se nje medikamenti ne sasira te medha nga nje firme
 WHO(OBSH). Shkurtim ne shqip per Organizata Boterore e Shendetesise (World Health Organization)
eshte nje agjensi e specializuar e Kombeve te Bashkuara me pergjegjesi paresore per ceshtje te shendetit nderkombetar dhe shendetit publik. Permes kesaj organizate, e cila eshte krijuar ne vitin 1948, mjekesia nga 191 vende te botes shkemben dijet dhe pervojen e saj me synimin per te bere te mundur gezimin nga te gjithe qytetaret e nje shendeti, i cili mund ti lejoje ata te bejne nje jete produktive nga pikepamja sociale dhe ekonomike. Qendra eshte ne Gjeneve. Shqiperia eshte anetaresuar qe ne vitin 1947, ende pa u ratifikuar Kushtetuta e OBSH-se.
 WHO Humanitarian Mission to Albania (WHO/HM). Misioni Humanitar i
OBSH-se ne Shqiperi)
 eshte nje mision qe u vendos ne Shqiperi gjate krizes se vitit 1997 per te mbeshtetur Ministrine e Shendetesise ne kapercimin e krizes.Qe pas hapjes se zyres, Misioni Humanitar i OBSH u perfshi ne nivele te ndryshme nderhyrjeje si: vleresimin e emergjencave ne shendetin publik, pajisjen me materiale emergjente, mbeshtetjen teknike ne sektorin farmaceutik dhe kontrollin e semundjeve infektive, rehabilitimin e laboratoreve te shendetit publik, koordinimin dhe mbeshtetjen e organizmave te tjera partnere. Gjate krizes kosovare misioni u fuqizua ndjeshem.
 Aktivitete te rendesishme te tij qe vazhduan edhe pas krizes kosovare qene ne fushen e suverjances se semundjeve infektive, kontrollin e tuberkulozit, shendetin mendor dhe farmaceutikes. Po ashtu ka pasur mbeshtetje te tjera si lidhur me perdorimin e duhur te gjakut, vaksinimin ndaj hepatitit B etj.
Misioni Humanitar i OBSH-se ka luajtur dhe vazhdon te luaje nje rol te rendesishem ne fushen e koordinimit te te gjitha agjensive te tjera te huaja qe veprojne ne fushen e shendetit.
WHO Liaison Office (Zyra nderlidhese e OBSH-se)
 eshte zyra perfaqesuese e OBSH-se ne Shqiperi qe drejtohet nga zyrtari nderlidhes i OBSH-se . Funksionon qe prej vitit 1992
 WHO Liaison Officer (Zyrtari nderlidhes i OBSH-se)
 Nenkupton nje punonjes te Organizates Boterore te Shendetesise, i cili e thene thjeshte sherben si nderlidhes midis OBSH-se dhe Qeverise te vendit perkates. eshte nje pozicion qe vlen vetem per vendet e Evropes Lindore dhe qe u vendos per here te pare pas ndryshimeve politike ne Evropen Lindore.
 Worker compensation (Kompensimi i punonjesve)
 Ne program sigurimi i detyrueshem qe mbulon kostot e trajtimeve mjekesore dhe te paaftesise qe lidhen me aksidentet ne pune dhe semundjet.
 World AIDS Day (Dita Boterore e AIDS-it)
 eshte nje dite qe kujtohet cdo 1 dhjetor qe prej vitit 1988, qe kur ne ate dite u mblodhen ministrat e shendetesise nga e gjithe bota per te diskutuar mbi AIDS-n dhe ku u fol shume per tolerancen dhe per shkembimin e hapur te informacionit dhe pervojes lidhur me AIDS-in.
 World Bank (Banka Boterore)
Banka Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, Organizate e posacme e Kombeve te Bashkuara e themeluar ne 1945. Filloi punen ne 1946. Ne 1947 krijon lidhjet me
OKB-ne. Qellimi i saj eshte qe te nxise zhvillimin ekonomik te vendeve anetare, duke dhene kredi per projekte prodhuese dhe keshillim teknik. Gjithashtu ajo promovon investime private te huaja dhe tregtine
World Health Assembly (Asambleja Boterore e Shendetesise)
 eshte organizmi suprem vendim-marres per OBSH-ne. Pergjithesisht ajo mblidhet ne Gjeneve ne maj te cdo viti. Ne te marrin pjese delegacione nga te gjithe 191 vendet anetare.
 World Health Day (Dita Boterore e Shendetit)
 eshte nje forum per informim dhe diskutim rreth shendetit ne bote. Ajo festohet cdo vit ne 7 prill ne 191 vende anetare te Organizates Boterore te Shendetesise. Caktimi i dites Boterore te Shendetit ishte nje nga aktet e para zyrtare te OBSH-se. 7 prilli eshte dita e miratimit zyrtar te kushtetutes se OBSH-se, keshtu qe kjo dite kujton pikerisht ate moment te rendesishem te jetes se OBSH-se. Qe prej vitit 1950 Dita Boterore e Shendetesise i kushtohet nje ceshtje te caktuar specifike qe perben shqetesim boteror.
World TB Day (Dita Boterore te Tuberkulozit)
 Dita Boterore e Tuberkulozit mbahet cdo vit ne 24 mars. Synimi i saj eshte qe te promovoje ndergjegjesimin, njohurite dhe motivimin per te vepruar kunder tuberkulozit ne mbare boten. Ajo e ka origjinen ne vitin 1882, kur u festua 100 vjetori i zbulimit te bacilit te TB-se nga Koch.
Logged
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« Reply #21 on: January 07, 2012, 11:54:21 AM »

Y
 
Years of potential life lost (Vite te humbura potenciale te jetes)
 Nje mase e impaktit te vdekshmerise te parakoheshme ne nje popullsi, kalkuluar si shuma e diferencave midis nje minimumi te paracaktuar ose jete te deshiruar dhe moshes se vdekjes per individe qe vdesin me heret sesa mosha e paracaktuar.
 Young infant (Foshnje e re)
 Femija nga nje jave deri ne 2 muaj
Logged
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« Reply #22 on: January 07, 2012, 11:54:40 AM »

Z
 
Zoonosis (Zoonoze)
 Nje semundje infektive qe ne kushte normale eshte e transmetueshme nga kafshet tek njerezit
Logged
Pages: 1 [2]
Print
Jump to: