|
Albania-Fun
|
 |
« on: September 18, 2011, 04:21:45 PM » |
|
Qumeshti i bletes eshte tonik, energjik, antiseptik (kundra mikrobeve), etj. Ai eshte mjaft pozitiv per shendetin dhe shume i preferuar nga meshkujt. Gjithashtu, perdoret edhe per maska bukurie. Qumeshti i bletes qe prodhohet nga gjendrat e bleteve punetore, sherben per te ushqyer larvat gjate tre diteve te para dhe per te ushqyer mbretereshen. Ky ushqim e mban mbretereshen ne jete per 8 vjet, shume interesant ky fakt duke ditur qe nje blete e zakonshme, e cila ka lindur nga e njejta veze me mbretereshen jeton vetem 21 dite. Qumeshti i bletes ka ngjyre te bardhe ne te verdhe, eshte si krem, ka shije te tharte dhe me pak arome.
Permbajtja
Qumeshti i bletes permban te gjithe aminoacidet esenciale per njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktoze dhe glukoze. Yndyrna 80-90 per qind, por ato jane neutrale dhe nuk i bejne dem organizmit. Minerale: K, Ca, Na, Zn, Fe, Cu dhe Mn. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitamine H. Hormoni: progesteron, estrogjeni, testosteron.
Efektet kuruese
Ka efekt qetesues dhe clodhes, ul nivelin e hormoneve tiroidian Ndihmon zhvillimin, rritjen. Stimulon gjendrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, ndihmon ne mbajtjen e shtatzenise duke rritur nivelin e progesteronit ne gjak. Rrit nivelin e testosteronit ne gjak duke ndihmuar ne problemet e potences mashkullore. Stimulon gjendrat mbiveshkore. Ndihmon ne semundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostates, ka te njejtin efekt si hormonet femerore. Normalizon punen e testikujve. Ndihmon ne funksionimin e melcise dhe semundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturen e melcise. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advil). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetegjatesine e njerezve duke ruajtur “rinine” e eneve te gjakut. Zgjeron enet e gjakut. Ndihmon ne uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon ne formimin e rruazave te kuqe te gjakut, keshillohet ne anemi. Ndihmon ne mikrohemoragji. Ne lekure, rregullon prodhimin e yndyres. Perdoret ne kozmetike, sepse ndihmon ne pastrimin dhe rinimin e lekures. Perdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal per probleme te ndryshme te lekures. Tek femijet e sapolindur ndihmon ne rritjen ne peshe Kur nuk duhet te perdoret Ne kriza astme, sepse qumeshti i bletes mund te ngushtoje bronket gje qe do ta rendonte semundjen. Ne alergji ndaj perberesve te qumeshtit te bletes. Nuk duhet ta perdorin ata qe vuajne nga semundja Addison si dhe ata qe kane kancer ne faze akute. Efektet anesore Dhimbje stomaku, te vjella, diarre dhe pagjumesi (kjo e fundit ndodh me shpesh tek femrat). Ne te tilla raste ne fillim ulni dozen dhe nese efektet anesore nuk permiresohen nderprisni konsumimin. Kujdes: nese nuk respektoni dozat mund te jete helmues. Duhet pasur kujdes ne perdorim kur organizmi eshte teper i dobesuar, eshte e pamundur tretja e qumeshtit. Kur vuani nga semundje me spazma te tubit tretes, kancer shume te perhapur ne lekure. Kura Kura duhet te zgjase 1 muaj, maksimumi 3 muaj, per dozat lexoni me kujdes letrat qe e shoqerojne dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kures mund te shfaqen menjehere ose pak me vonese, sepse ndryshe nga poleni qumeshti i bletes vepron me ngadale.
Semundjet ne te cilat duhet te perdoret Hipertiroidisem Diabet Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride te larta) Semundje te zemres dhe eneve te gjakut Semundje kronike te mushkerive Semundje te gojes, probleme me mishrat e dhembeve, probleme te fytit Semundje te veshkave Artrite reumatoide Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon ne periudhat e premenopauzes Kancer Ne pediatri ndihmon, sidomos per femijet e lindur para kohe ose distrofik
|