News: Mire se erdhet ne Albania-Fun
Welcome, Guest. Please login or register.

 Albania - FunGuzhina ShqiptareEmbelsiraKrem karamel
Pages: [1]
Print
Author Topic: Krem karamel  (Read 2922 times)
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« on: September 06, 2011, 03:16:50 PM »



Perberesit per 6 kupa kremi karamel

450ml qumesht
150ml pana per embelsira
120gr sheqer
4 veze te plota + 1 e verdhe
1 bustine vanilje
karamel



Si fillim, vendosim qumeshtin per tu ngrohur ne zjarr te avashem bashke me vaniljen.

Nderkohe ne nje ene te thelle rrahim vezet me sheqerin me ndihmen e nje rrahesi elektrike derisa te formohet nje perberje me ngjyre te hapur.

Heqim qumeshtin nga zjarri, shtojme panen duke e perziere me kujdes dhe te gjithe masen e hedhim dalengadale tek veza me sheqerin gjithmone duke e perziere.

Pregatisim karamelin   me te cilin veshim nga brenda te gjithe siperfaqen e stampave ku do te pregatisim kremin dhe e leme derisa te ftohet e te ngurtesohet.


E hedhim perberjen e mesiperme neper stampa, mbulojme secilen prej tyre me leter alumini dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 150�C� per rreth 1 ore ne banjomari duke vepruar ne kete menyre: mbushim nje tave me uje ne menyre te tille qe uji te mbuloje 1/3 e stampave dhe avulli qe do te leshohet gjate gatimit, do ta lejoje kremin karamel te ngurtesohet ne brendesi. Duhet te kemi kujdes qe uji te mos filloje te vloje; ne kete rast shtojme pak uje te ftohte.

Kur te kete kaluar koha me siper dhe kremi te jete trashur, e heqim taven bashke me stampat nga furra dhe i leme te ftohen brenda ne tave ne temperature ambjenti. Pas kesaj i fusim ne frigorifer per te pakten 4 ore dhe i sherbejme neper pjata te vecanta duke i kthyer permbyse.

*Keshille: Kremin karamel mund ta shoqerojme me pana te rrahur, luleshtrydhe, biskota te vogla etj. Gjithashtu mund ta pregatisim ne nje stampe te madhe dhe me pas ta ndajme ne copa; edhe ne kete rast koha dhe gradacioni i pjekjes jane te njejta.

Logged
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« Reply #1 on: September 06, 2011, 03:18:24 PM »

Karamel dhe salce karameli

Perberesit per karamelin

150gr sheqer
2 luge uje


Perberesit per salcen me karamel

150gr sheqer
2 luge uje
100ml pana e fresket


Pregatisim karamelin duke vendosur ne zjarr nje tigan te thelle (ose nje tenxhere) me sheqerin dhe dy luge uje. E gatuajme ne zjarr te forte duke e perziere shume dhe shpesh me nje luge druri. Sapo sheqeri te filloje te kristalizohet, ulim flaken dhe vazhdojme perseri perzierjen derisa sheqeri eshte karamelizuar komplet. E leme karamelin te ftohet dhe e perdorim ne recetat perkatese.

Per te perftuar salcen me karamel, i shtojme karamelit te mesiperm panen te cilen e kemi ngrohur me pare ne nje tenxhere. E perziejme me luge druri, e leme te ftohet dhe perdorim ne recetat perkatese.
Logged
Pages: [1]
Print
Jump to: