News: Mire se erdhet ne Albania-Fun
Welcome, Guest. Please login or register.

 Albania - FunGuzhina ShqiptareEmbelsiraReceta baze per krepa
Pages: [1]
Print
Author Topic: Receta baze per krepa  (Read 1677 times)
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« on: September 01, 2011, 12:53:37 PM »



Perberesit per krepa te kripur

250gr miell
1/2 liter qumesht
40gr gjalp
3 veze
pak kripe

Perberesit per krepa te embel

250gr miell
1/2 liter qumesht
40gr gjalp
3 veze
60gr sheqer
1 bustine vanilje

pak kripe
pak kanelle (fakultative)
pak rum ose konjak (fakultative)

Vendosim ne nje tas te madh dhe te thelle miellin e situr, (shtojme sheqerin dhe vaniljen nese po pregatisim krepa te embel), pak kripe dhe gjysme liter qumesht. E rrahim perberjen me pirun (apo me nje rrahes elektrik) derisa te formohet nje mase e njetrajtshme dhe pa kokerriza.

Ne nje ene tjeter rrahim fort vezet te cilat ia shtojme mases mesiper duke vazhduar perzierjen derisa te dy perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. E mbulojme brumin me nje leter transparente dhe e leme te pushoje per te pakten gjysme ore.


Pasi kjo kohe te kete kaluar, shkrijme gjalpin ne nje tigan te vogel dhe ia shtojme brumit duke e perziere mire (shtojme edhe nje gote te vogel rum apo konjak nese po pregatisim krepa te embel).

Vendosim ne zjarr nje tigan te madh qe nuk ngjit (apo tiganet e posacem te krepave) dhe kur te jete nxehur hedhim pak nga brumi duke vepruar ne kete menyre: me ndihmen e nje garuzhde, e hedhim brumin ne qender te tiganit dhe me pas e rrotullojme shpejt nga te gjitha anet derisa te hapet dhe te formohet nje “pete” e holle. E leme ne kete menyre te gatuhet per rreth 1 minute duke e rrotulluar here pas here (ne menyre qe te mos ngjitet) dhe kur te kete marre nje ngjyre te arte e kthejme nga ana tjeter edhe per 1 minute.

Sapo krepi te jete gati, e vendosim ne nje pjate te madhe duke e “rreshqitur” nga tigani, dhe vazhdojme te njejten procedure edhe per krepat e tjere me brumin qe nga ka mbetur.

*Keshille: Nese krepat e sapopregatitur nuk sherbehen menjehere, vendosini ato ne nje vend te ngrohte dhe shtojini recel, marmalate, nutela, pana, proshute, djath etj vetem ne momentin e servirjes.
Logged
Pages: [1]
Print
Jump to: