News: Mire se erdhet ne Albania-Fun
Welcome, Guest. Please login or register.

 Albania - FunGuzhina ShqiptareGjelleraBishtaja te gratinuara me djath
Pages: [1]
Print
Author Topic: Bishtaja te gratinuara me djath  (Read 588 times)
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« on: August 29, 2011, 05:36:55 AM »



Perberesit per 4 persona

500gr bishtaja jeshile te holla
1 presh
1/2 gote qumesht
1 luge miell
1 gote vere e bardhe
djath kackavall te grire
1 thelpi hudher
vaj ulliri
gjalp
kripe
piper te zi


Ziejme bishtajat e pastruara per rreth 10 minuta ne uje te kripur dhe i kalojme menjehere nen uje te ftohte ne menyre qe te ruajne ngjyren e tyre te gjelbert.

Ne nje tigan te madh kaverdisim me vaj ulliri ne zjarr te avashem hudhren e shtypur (te cilen e heqim sapo te filloj te marre ngjyre) dhe preshin e prere ne rrota te holla. Shtojme nje luge rrafsh me miell dhe qumeshtin duke i perziere mire, i rregullojme me kripe, piper dhe gjithmone duke i perziere shtojme bishtajat. E lagim te gjithe masen me veren e bardhe dhe e mbulojme tiganin me kapak duke e lene te stufohet per rreth 10 minuta.

E heqim nga zjarri dhe perberjen e vendosim ne tave qelqi te lyer me pak gjalp. E sperkasim siper me djath kackavall te grire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180�C derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E leme te pushoje per 10 minuta dhe e sherbejme ne tave.
Logged
Pages: [1]
Print
Jump to: