News: Mire se erdhet ne Albania-Fun
Welcome, Guest. Please login or register.

 Albania - FunGuzhina ShqiptareEmbelsiraQumeshtor me pete
Pages: [1]
Print
Author Topic: Qumeshtor me pete  (Read 2398 times)
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« on: August 29, 2011, 05:18:41 AM »

Qumeshtori me pete eshte nje embelsire tipike e krahines se jugut, tradicionalisht i pregatitur per festen e pashkeve per shkak te shijes se tij teper te vecante. Duke qene se ne ditet e sotme petet mund ti gjeni te gatshme ne supermarket, koha e pregatitjes reduktohet ndjeshem duke e konsumuar jo vetem me raste festash, por ne cdo moment qe deshironi te shijoni dicka tipike shqiptare.



Perberesit per nje tave mesatare

14-16 peta te holla per byrek (rreth 500gr)

250gr gjalp i shkrire
2 kg krem pasticerie (receten e gjeni ketu)

Per sherbetin:

2 filxhan uje
3 filxhan sheqer
lengun e nje limoni
pak lekure limoni

Fillimisht pregatisim kremin e pasticerise sipas recetes qe do ta gjeni ketu, por duke respektuar masat e perberesve qe tregohen ne receten e qumeshtorit. E leme te ftohet plotesisht perpara se te fillojme pregatitjen e embelsires.

Lyejme me pak gjalp te shkrire nje tave te rrumbullaket, shtrojme 7-8 pete duke i lyer nje nga nje me gjalp, shtojme kremin e pasticerise te cilin e nivelojme me nje spatul (ose luge) dhe shtrojme edhe petet e mbetura gjithmone duke i lyer me gjalp. Anet e peteve i mbeshtjellim nga brenda, e sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur dhe e pjekim qumeshtorin ne furre te parangrohur ne 180�C per rreth 30-35 minuta apo derisa te kete marre ngjyre te arte ne siperfaqe pa e hapur deren e furres.

Nderkohe pregatisim sherbetin duke shkrire sheqerin ne uje ne zjarr mesatar, shtojme nje copez lekure limoni (te cilen do ta heqim nga fund) dhe e leme ne kete menyre te zieje per rreth 10 minuta. E heqim nga zjarr, shtojme lengun e limonit dhe ia hedhim embelsires kur ajo te jete ftohur dhe ta kemi prere ne copa.







   


Logged
Pages: [1]
Print
Jump to: