News: Mire se erdhet ne Albania-Fun
Welcome, Guest. Please login or register.

 Albania - FunShkenca dhe jetaNjeriu dhe shendetiVitiligo - Njolla te bardha ne lekure
Pages: [1]
Print
Author Topic: Vitiligo - Njolla te bardha ne lekure  (Read 2103 times)
Albania-Fun
Administrator
Hero Member
*****
Posts: 1069



View Profile Email
« on: August 24, 2011, 08:00:54 AM »




Vitiligo eshte nje semundje e zakonshme e lekures me njolla te ndryshme te bardha ,te ndritshme ne lekure, e cila eshte e shperndare tek rreth 1% e popullsise. Semundja mund te cfaqet ne cdo moshe, edhe pse mosha me e zakonshme e fillimit te semundjes eshte rreth 20-vjec.
Gjendja nuk eshte e rrezikshme, pos ne menyre te vecante shoqerore dhe kozmetikisht e turpshme. Mundesite e trajtimit qe jane ne dispozicion kerkojne nje perpjekje te konsiderueshme per nje kohe te gjate dhe jep rezultate te ndryshme varesisht ne cilen pjese te trupit eshte shfaqur, dhe tek njerezit se si ata reagojne.


PAMJA E TYRE


Zakonisht ndodh te shfaqen simetrikisht te shperndara si njolla te bardha ne trup ne te njejten ane te trupit, dhe te madhesive te ndryshme. Ato shpesh shihen ne gjunje, nyjet e duarve, nensqetull, ne ije dhe rreth syve, por mund te paraqiten kudo. Nese eshte e perhapur vetem ne gjysmen e faqes, vetem ne disa zona te trupit, eshte konsideruar si nje forme e vecante e vitiligos (vitiligo segmental), dhe eshte veçanerisht e veshtire per te mjekuar.



SHKAKTARI I SEMUNDJES


Qelizat e vecanta te lekures qe formojne pigmentin (melanocytet) jane sulmuar nga sistemi imun i trupit dhe zhduken. Ka disa teori ne lidhje me arsyet per kete. Ne pergjithesi konsiderohet te jete nje shkak i njohur i autoimunitetit, dmth. trupi behet alergjik ne indet e veta dhe ne kete rast, qelizat qe formojne pigmentin. Ne besojme se kjo ka edhe nje predispozicion gjenetik si nje faktor per te shkaktuar kete semundje. Shume paciente pershkruajne pamjen e njollave te reja te paraprihet nga ndonje semundje tjeter ose stresi te rende.

Plage, gervishtje dhe demtime te tjera te lekures, te tilla si djegie te shkaktuar nga rrezet e diellit te forte, mund te shkaktojne shfaqjen e njollave te reja. Tek njerezit me vitiligo mund shpesh krahas semundjes te kete edhe semundje tjera si probleme me gjendren tiroide, diabeti ose nje forme e vecante e anemise e njohur si anemi percioze.

Edhe pse procesi i zhvillimit eshte shume i ndryshueshem, eshte e zakonshme per nje sulm te papritur i nje ose me shume njollave te ndjekura nga nje periudhe me e qete pa apo me vetem disa njolla te reja. Periudhat e tilla mund te ndryshojne pak a shume. Periudha stabile pa njolla te reja mund te zgjasin edhe me shume vite. Shenja te vogla te kthimit te pigmentit nganjehere mund te shihet pas nje rrezitje te gjate intensive ne diell. Nuk ka asnje rrezik per paraqitjen e kancerit te lekures tek njerezit me vitiligo, ndoshta per shkak se ata shpesh i shmangen eksponimit te diellit.



MJEKIMI


Edhe pse melanocytet siperfaqesore duken te humbura, shpesh gjendet nje rezerve e mbetur ne rrenjet e flokeve thelle ne lekure. Kjo rezerve nganjeherev mund te aktivizohet me terapi mjekesore, me drite ( rrezatim) (p.sh., PUVA, UVA UVB ose TL01 LLAMPAT). Vetem pas disa 20 apo me shume trajtimeve fillojne shenjat e shfaqjes se pigmentit te shihen, se pari si njolla te vogla ngjyre kafe, i cili me vone me trajtim te metejshem ngadale behen me te medha dhe, dhe per fate te mire ajo mund te bashkohet me pjesen tjeter te lekures.

Nje rikthim total te pigmentit zakonisht nuk mund te arriten ne te gjitha pjeset e lekures, edhe pse disa njolla mund te pergjigjen shume mire ne trajtim. Vetem disa forma te vitiligos mund te trajtohet me terapi drite ( rrezatim). Disa zona te lekures, si dhe disa njerez reagojne me mire se te tjeret ne kete terapi . Vitiligo qe eshte e paraqitur ne duar dhe kembe pergjigjet me dobet ne trajtim. Dermatologu juaj jep keshilla mbi mundesite e trajtimit ne rastin tend.

E perbashket, megjithate, eshte se te gjitha keto terapi te rrezatimit duhet te behen ne periudhe te gjate kohore, te cilat mund te thote dy here ne jave per nje ose me shume vjet. Per nje rikthim te kenaqshem te pigmentit mund te kerkoje deri ne 100-300 trajtime. Vazhdim i trajtim nuk mund te parandaloj paraqitjen e njollave te reja ne te njejten kohe kur semundja behet aktive. Ky trajtim nuk eshte definitiv dhe rikthim apo njolla te reja mund te paraqiten, nese semundja behet aktive perseri.

Logged
Pages: [1]
Print
Jump to: